![](http://santagatando.files.wordpress.com/2009/01/vincenzo_iaquinta.jpg)
Sulmuesi Juventusit Vincenzo Iaquinta ka marrë një qëndrim serioz për ndeshjen e së enjtes kundër Fulham në Europa League.
"Ne duhet të luajmë me koncentrim të lartë dhe me shumë kujdes. Kjo nuk do të jetë e lehtë, sepse ata do të japin maksimumin," tha ai për Il Corriere dello Sport.
Iaquinta është gati për të luajtur në Londër, por pas lëndimit të tij të gjatë, trajneri Alberto Zaccheroni mund të ketë ndryshime në formacion.
"Nuk e di nëse unë do të luajë, trajneri nuk ka thënë ende asgjë," shtoi ai.
Juventus fitoi 3-1 në Torino, ndaj Fulham në kuadër të Europa League.
No comments:
Post a Comment