Kapiteni bardhezi ka shprehur hidhërimin e tij pas eliminimit nga Liga e EuropësDështimi i ardhur kundër Fulhemit dhe eliminimi nga Liga e Europës rrezikon të ketë pasoja të ndjeshme në shtëpinë e Juventusit. Skuadra duket e dërrmuar në aspektin fizik dhe psikologjik dhe për më shumë tani shtohen edhe fërkimet midis tifozëve dhe disa lojtarëve si Zebina, Melo e Kanavaro. Del Piero është shprehur i shqetësuar: “Do të jetë e vështirë ta harrojmë këtë humbje, është një sezon zhgënjyes. Kjo situatë më kujton vitin kur Lipi ka dhënë dorëheqjen, - ka thënë kapiteni bardhezi. - Këto janë dy momentet më të vështira të karrierës time tek Juventusi”.
Del Piero, që kundër Fulhemit ka luajtur vetëm në minutat e fundit të takimit, kur dëmi ishte bërë, ka mbrojtur grupin, por nuk ia ka kursyer kritikat skuadrës (për rrjedhojë edhe vetes), dhe i ka lëshuar disa mesazhe jo shumë të buta trajnerit dhe drejtuesve të klubit: “Eshtë shumë e çuditshme për mua të komentoj një eliminim të tillë, por tani duhet të përqendrohemi tek Sampdoria.
E di që nuk ka kuptim ta them pas një humbje si kjo, por objektivi që na mbetet është vendi i katërt, dhe duhet ta arrijmë në një sezon ku gjithçka po shkon kundra nesh. Edhe për shkaqe të jashtme, edhe pse nuk dua të gjej justifikime, por kemi shumë të dëmtuar, që janë shkaku i jashtëm më i rëndë teksa këtu nuk hyn të qenit fatkeq”.
Ndoshta, Del Piero mund ta kishte thënë fjalën e tij në fushë, me një goditje nga ato të tijat dhe jo në dhomat e zhveshjes, në mes të ciklonit: “Prisja të luaja që nga minuta e parë, - ka thënë ai. - Në prag të këtij takimi kam thënë se çdo rast është i mirë për të fituar pikë për Botërorin. Por nuk kam luajtur, kështu që… Zakeroni ka thënë se unë nuk mund të zhvilloj tri ndeshje në javë? Nuk është ky problemi. Megjithatë unë, si të gjithë, duhet të pranoj vendimet e teknikut. Trajnerit i kam bërë të ditur se do të jem gjithmonë në dispozicionin e tij”.
No comments:
Post a Comment