Sunday, March 21, 2010

Melo dhe Zebina në shënjestër të tifozëve



Juventusi reagon ndaj Felipe Melos e Zebinasë, të cilët iu përgjigjën keq protestës së tifozëve. “Në fund të stërvitjes së djeshme, presidenti Blank dhe Betega thirrën disa lojtarë për t’u sqaruar që në të ardhmen të mos ndodhin më episode të tilla, si ato që u verifikuan në fund të ndeshjeve të fundit, - lexohej në adresën e Juves në internet. - Zemërimi për një rezultat shumë zhgënjyes nuk justifikon sjellje që ushqejnë tensione të kota”.

Emta në fakt nuk citohen, por bëhet fjalë për Felipe Melon dhe Zebinanë, i pati kundër Sienës dhe tjetri në transfertën e Ligës Europiane në Londër kundër Fulhemit. “Këto sjellje krijojnë edhe një dëm ndaj klubit. ZSkuadra duhet të rigjejë bashkimin e plotë në fushë dhe të shijojë mbështetjen e tifozëve të vet”.


Juventusi kërkon mbrojtësin Vargas


Juventusi, në sezonin e ardhshëm do të kthehet protagonist në Itali dhe në Europë dhe për ta bërë këtë është gati të investojë shumë në merkaton e ardhshme. Emri i parë në listën e Sekos është ai i Horge Vargasit, për blerjen e të cilit bardhezinjtë duken të favorizuar.

Mbrojtësi i krahut i Fiorentinës, përveç se nga skuadra e Blank, vlerësohet shumë edhe nga klube të tjerë të rëndësishëm të Europës si Interi, Reali i Madridit dhe Mançester Siti, dhe ka pak mundësi që të qëndrojë tek Fiorentina edhe në sezonin e ardhshëm. Klubi vjollcë, nëse Vargas do të largohet, për një shifër jo më të vogël se 20 milionë euro, ka vënë në shënjestër mbrojtësin e majtë të Kievos Mantovanin dhe argjentinasin Lama për të zëvendësuar peruanin.

Del Piero e pranon: Një sezon katastrofë



Kapiteni bardhezi ka shprehur hidhërimin e tij pas eliminimit nga Liga e EuropësDështimi i ardhur kundër Fulhemit dhe eliminimi nga Liga e Europës rrezikon të ketë pasoja të ndjeshme në shtëpinë e Juventusit. Skuadra duket e dërrmuar në aspektin fizik dhe psikologjik dhe për më shumë tani shtohen edhe fërkimet midis tifozëve dhe disa lojtarëve si Zebina, Melo e Kanavaro. Del Piero është shprehur i shqetësuar: “Do të jetë e vështirë ta harrojmë këtë humbje, është një sezon zhgënjyes. Kjo situatë më kujton vitin kur Lipi ka dhënë dorëheqjen, - ka thënë kapiteni bardhezi. - Këto janë dy momentet më të vështira të karrierës time tek Juventusi”.

Del Piero, që kundër Fulhemit ka luajtur vetëm në minutat e fundit të takimit, kur dëmi ishte bërë, ka mbrojtur grupin, por nuk ia ka kursyer kritikat skuadrës (për rrjedhojë edhe vetes), dhe i ka lëshuar disa mesazhe jo shumë të buta trajnerit dhe drejtuesve të klubit: “Eshtë shumë e çuditshme për mua të komentoj një eliminim të tillë, por tani duhet të përqendrohemi tek Sampdoria.

E di që nuk ka kuptim ta them pas një humbje si kjo, por objektivi që na mbetet është vendi i katërt, dhe duhet ta arrijmë në një sezon ku gjithçka po shkon kundra nesh. Edhe për shkaqe të jashtme, edhe pse nuk dua të gjej justifikime, por kemi shumë të dëmtuar, që janë shkaku i jashtëm më i rëndë teksa këtu nuk hyn të qenit fatkeq”.

Ndoshta, Del Piero mund ta kishte thënë fjalën e tij në fushë, me një goditje nga ato të tijat dhe jo në dhomat e zhveshjes, në mes të ciklonit: “Prisja të luaja që nga minuta e parë, - ka thënë ai. - Në prag të këtij takimi kam thënë se çdo rast është i mirë për të fituar pikë për Botërorin. Por nuk kam luajtur, kështu që… Zakeroni ka thënë se unë nuk mund të zhvilloj tri ndeshje në javë? Nuk është ky problemi. Megjithatë unë, si të gjithë, duhet të pranoj vendimet e teknikut. Trajnerit i kam bërë të ditur se do të jem gjithmonë në dispozicionin e tij”.

Felipe Melo: Nuk e di se çfarë kërkojnë më shumë fansat nga unë


Mesfushori i Juventusit ka lancuar një deklaratë interesante duke thënë se ai nuk e di se çfarë kërkojnë fansat më shumë nga ai.

“ Kam përfunduar, kam dhënë gjithçka që kanë kërkuar fansat,”deklaroi ai për
Tuttosport. “Çfarë kërkojnë fansat nga unë?”

Braziliani ka dështuar të kthehet në formën që e kishte në Fiorentina. Juventusi verën e kaluar pagoi 25 milionë € për transferimin e tij dhe eliminimi i Zonjës së Vjetër ka nervozuar fansat.

“E di se është koha kur unë nuk duhet të flas , por pas eliminimit nga Fulham askush nuk duhet të flas për mua”, vazhdoi ai.

“Ata duhet të marrin mësim nga tifozët e Fulhamit. Ata ishin në disavantazh, por e përkrahën ekipin e tyre. Mjerisht deshën rikthimin dhe së bashku ata fituan”.

“Erdha për të fituar Scudetton dhe të marr pjesë në Champions League, tani mbetet vetëm vendi i katërt, por do e bëj pjesën time”.

Thursday, March 18, 2010

Galliani mbështet Interin dhe Juventusin në Evropë


Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se po mbështet skuadrat italiane që janë ende në garë në Evropë, Interin në Ligën e Kampionëve, dhe Juventusin në Europa League.Galliani është duke mbështetur dy rivalët e përbetuar për shkak të koeficientit mes Italisë dhe Gjermanisë në UEFA. Në rast se Interi do të eliminohej nga Chelsea, atëherë Gjermania do të fitonte vendin e katërt për në Ligën e Kampionëve, kurse Italia do të kishte vetëm tre skuadra që do të garonin në sezonin e ardhshëm.“Jam i lumtur për Interin. Tani do ta mbështes Juventusin që të kualifikohet dhe ta mbajë koeficientin më të mirë se Gjermania”, ka thënë Galliani për Sky Sports Italia.Milani u turpërua në Ligën e Kampionëve javë më parë nga Manchester United në Old Trafford, me ç’rast rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve ishte 7-2 në favor të kampionit të Anglisë.

Zaccheroni mbetet te Juve edhe pas këtij sezoni!


Torino, 18 mars – Edhe pse angazhimi i Alberto Zaccheronit në bankinën e Juventusit nga dita e parë ishte trajtuar si zgjidhje e përkohshme, duket se trajneri në “zonjën e vjetër” mund të qëndrojë edhe pas kësaj sezone. Këtë e ka pohuar “La Gazzetta dello Sport” ku theksohet se strategu 57 vjeçar e ka impresionuar udhëheqësin e klubit pasi në 10 ndeshje të zhvilluara, skuadra e tij ka pësuar vetëm një humbje. Presidenti i klubit Jean-Claude Blanc dhe drejtorët janë takuar me Zaccheronin, kurse temë e bisedimeve ka qenë mundësia për zgjatjen e kontratës së bashkëpunimit edhe për një vit. Zaccheroni në kreun e Juves kishte ardhur pas largimit të Ciro Ferrarës në fund të janarit.

Zaccheroni: Interi ruan futbollin italian


Trajneri i Juventusit, Alberto Zaccheroni, ka lavdëruar Interin pas fitores ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.
“Ishte një fitore e madhe për futbollin italian, jo vetëm sepse kjo e çon Serie A në tetëshen e fundit dhe e mban sportin tonë në nivel ndërkombëtar, por po ashtu me mënyrën se si e ka arritur”, ka thënë Zaccheroni.
Juventusi sonte do të udhëtojë në fushë të Fulham në kuadër të Europa League duke pasur avantazh 3-1 nga ndeshja e parë.

Iaquinta: Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Fulham


Sulmuesi Juventusit Vincenzo Iaquinta ka marrë një qëndrim serioz për ndeshjen e së enjtes kundër Fulham në Europa League.
"Ne duhet të luajmë me koncentrim të lartë dhe me shumë kujdes. Kjo nuk do të jetë e lehtë, sepse ata do të japin maksimumin," tha ai për
Il Corriere dello Sport.
Iaquinta është gati për të luajtur në Londër, por pas lëndimit të tij të gjatë, trajneri Alberto Zaccheroni mund të ketë ndryshime në formacion.
"Nuk e di nëse unë do të luajë, trajneri nuk ka thënë ende asgjë," shtoi ai.
Juventus fitoi 3-1 në Torino, ndaj Fulham në kuadër të Europa League.

Sdo të ketë shkëmbim Buffon-Ribery


Gianluigi Buffon nuk do të përdoret nga Juventus për ndonjë shkëmbim me mesfushorin e Bayernit, Franck Ribery, tha agjenti Silvano Martina.
"Nuk kam absolutisht asgjë për të thënë. Unë nuk e kuptoj pse gazetat vazhdojnë të flasin për të ardhmen e Buffon-it" i tha Martina
Tuttomercatoweb.com.
"Buffon ka tre vjet kontratë me Juventusin, dhe ai është shumë i lumtur në Torino.
"Ai kurrë nuk ka kërkuar të largohet, dhe nuk do të largohet, kështu që unë nuk e di se nga vijnë këto informata." tha ai .

Fulham-Juventus, Bilancet e dy skuadrave

Bilancet e FULHAM në 14 ndeshjet e zhvilluara si vendas në Premier League

Fulham-Blackburn 3-0
Fulham-Chelsea 0-2
Fulham-Everton 2-1
Fulham-Arsenal 0-1
Fulham-Hull 2-0
Fulham-Liverpool 3-1
Fulham-Bolton 1-1
Fulham-Sunderland 1-0
Fulham-Manchester U. 3-0
Fulham-Tottenham 0-0
Fulham-Portsmouth 1-0
Fulham-Aston Villa 0-2
Fulham-Burnley 3-0
Fulham-Birmingham 2-1

9 Fitore, 2 barazime dhe 3 humbje të FULHAM si vendas...





Bilancet e JUVENTUS në 13 ndeshjet e zhvilluara si mysafir në Serie A

Roma - Juventus 1-3
Lazio - Juventus 0-2
Genoa - Juventus 2-2
Palermo - Juventus 2-0
Siena - Juventus 0-1
Atalanta - Juventus 2-5
Cagliari - Juventus 2-0
Bari - Juventus 3-1
Parma - Juventus 1-2
Chievo - Juventus 1-0
Livorno - Juventus 1-1
Bologna - Juventus 1-2
Fiorentina - Juventus 1-2

7 Fitore, 2 barazime dhe 4 humbje të JUVENTUS si mysafir...

Amauri i gatshëm kundër Sampdorias


Sulmuesi i Juventusit, Carvalho Amauri ka konfirmuar se ai do të jetë i gatshëm këtë fundjavë për ndeshjen kundër Sampdorias në Serie A.
29 vjeçari pësoi një dëmtim në kofshë gjatë një barazimi pa gola me Ajax në Europa League në muajin e kaluar, por do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së dielës.
"Ndihem shumë mirë dhe jami gatshëm të luaj," tha ai për Tuttosport.
"Unë do të jem me skuadrën të dielën, gjithashtu shpresoj që të luaj kundër Sampdorias.
"Kam shum dëshirë për ti ndihmuar Skuadrës në këto momente të vështira.
"Objektivi ynë kryesor është që të kualifikohemi për Ligën e Kampioneve dhe për këtë gjë jam i sigurt se nuk do të dështojmë. " tha Amauri.

Wednesday, March 17, 2010

Del Piero rrëfen “galerinë” e 301 golave

Kapiteni bardhezi ka arritur në kuotën e 301 të dielën ndaj Sienës: Dua të jem gjithnjë i pari
Si diamantët, golat e Alesandro Del Pieros do t’u lihen trashëgim tifozëve bardhezi dhe tifozëve të futbollit. Gurë të fortë, perla të çmuara që as koha nuk do të arrijë t’i cënojë. Diamantët e koleksionuar nga “Pinturikio” arritën në kuotën 301. Shumë, por jo akoma të mjaftueshëm për kapitenin bardhezi, në ndjekje të podiumit, i vetmi rekord që i mungon akoma. Koha, pavarësisht 35 viteve, është nga ana e tij: akoma edhe një vit kontratë, e mjaftueshme për të arritur Roberto Baxhion, i treti me 319 gola, pas Meacës (338) dhe të paarritshmit Piola (364).
Ky i fundit ka filluar të shënojë shumë i ri (13 gola kur ka qenë vetëm 17 vjeç me Pro Verçelin), por ka filluar të shënojë shpejt edhe Del Piero, tani protagonist në një futboll tjetër “në 10-vjeçarin e fundit futbolli ka qenë më shumë fizik, më muskulor, më i shpejtë”, siç ka pranuar vetë “Pinturikio”. I cili të dielën në mëngjes është kthyer të stërvitet në Vinovo në prag të ndeshjes së kthimit në Ligën e Europës me Fulhemin, pasi ka festuar me familjarët dhe shokët e tij rekordin e fundit.
“Festa zgjati pak, sepse shpresoja ta celebroja këtë arritje me një fitore. Kam thënë shpesh se goli, edhe pse shumë i rëndësishëm për një sulmues, nuk vlen në të njëjtën mënyrë nëse më pas skuadra nuk merr tre pikët. Për fat të keq avantazhi që kemi krijuar në fillim pas një nisjeje të shkëlqyer të ndeshjes është çuar dëm për shkak të përmbysjes së rezultatit të Sienës. Dhe duhet të flasim për gabimet tona dhe për një rast të humbur”.
TOBIASIT - “Duke iu rikthyer golave të mi, për një moment pa menduar për atë që ka ndodhur më pas, duhet të them se ka qenë një gjë e bukur kur kam ngritur sytë nga tribuna dhe kam parë Sonian me djalin tim Tobias që festonin me miqtë e mi. Idea e fanellës me numrin 300 ka qenë një surprizë e bukur, për të mos folur për 301-in të stampuar mbrapa: një surprizë e bukur. Në 17 vjet, nga goli i parë me fanellën e Padovas nuk ka ndryshuar dëshira ime për t’u përmirësuar, për të fituar dhe për të qenë i pari”.
GOLAT ME TE BUKUR - Galeria e artit e Alesandro Del Pieros është e mbushur me perla, e vështirë, për vetë “artistin”, të zgjedhë veprat më të çmuara, ndaj të cilave është më i lidhur. Njëra mbi të gjitha mban datën e 4 dhjetorit ‘94, Juventus-Fiorentina. Një goditje fluturimthi me të djathtën, goli vendimtar (3-2), i rëndësishëm për ta mbajtur skuadrën vjollcë larg në renditje. Goli i parë me bardhezinjtë tashmë është një kujtim i zbehur si përqafimi me “ushtarin” Di Livio.
Gola të errësuar nga një hije trishtimi ata të shënuar në 2001-in dhe 2003-in pak orë pas humbjes së babait në fillim, goli kundër Barit dhe të Xhiovani Anjelit, goli kundër Piaçencës më 26 janar 2003. “Pak ditë para vdekjes Avokati më mori në telefon për të më uruar për golin që shënova ndaj Selltikut. Ishte telefonata e fundit, - kujton Del Piero. - Merrte gjithmonë në orët e para të mëngjesit, më thoshte: “Del Piero, jeni zgjuar?”.
Dhe unë me zërin e atij që sapo zgjohej nga zilja e telefonit, përgjigjesha: “Sigurisht Avokat, mirëmëngjes”. Një herë mora kurajo dhe i thashë: “Jo Avokat, po flija”. Dhe ai, pa e prishur terezinë: “Mirë, atëherë është momenti që të zgjoheni dhe që të shkoni të stërviteni!”. Jam i lumtur që kam mundur t’i dedikoj, dy ditë pas lamtumirës, një nga golat më të bukura të karrierës, besoj se do t’i kishte pëlqyer shumë”, ka përfunduar Del Piero.

Juventusi, alarmi i dëmtimeve vazhdon


Bardhezinjtë do të kenë shumë mungesa, sidomos në mbrojtje në sfidën e Ligës së Europës
Vazhdojnë dëmtimet në shtëpinë e Juventusit, teksa dhe Alberto Zakeroni ka filluar të mendojë se diçka nuk shkon. Tekniku bardhezi nuk ka mundur asnjëherë të aktivizojë formacionin më të mirë të mundshëm dhe kjo situatë po fillon ta lodhë: “Jam tek Juventusi prej një muaji e gjysëm dhe çdo herë që bëj formacionin, duhet të korrigjoj diçka për shkak të dëmtimeve. Nuk jam unë ai që duhet të përcaktojë shkaqet e një situate të tillë që po vazhdon prej shumë kohësh, - ka thënë Zakeroni. - Po përballemi me këtë gjendje me stafin teknik dhe e di edhe se, në Vinovo, punojnë njerëz specialistë. Nuk besoj se është faji i lagështirës. Kujtoj se, tek Interi, thuhej e njëjta gjë për Apiano Xhentilen.
Më pas është e qartë se, kur gjërat nuk shkojnë, tensioni i tepërt nuk bën gjë tjetër veçse favorizon dëmtimet”. Sfida e Ligës së Europës me Fulhemin po afrohet dhe trajneri bardhezi kërkon të harrojë menjëherë barazimin e hidhur 3-3 të marrë kundër Sienës të dielën në kampionat. Për ndeshjen kundër anglezëve, gjithsesi, do të duhet të bëhet llogaria e lojtarëve që nuk do të jenë në dispozicion, me një situatë alarmuese përsa i takon portierëve. Bufon është akoma i dëmtuar, Maninger ka një shqetësim në kofshën e djathtë dhe do të qëndrojë larg fushave për tri javë, ndaj do t’i takojë 40-vjeçarit Kimenti ose portierit të skuadrës së të rinjve Pinsolio të mbrojë portën juventine në ndeshjet e ardhshme.
Probleme edhe në mbrojtje: Kielini nuk do të mund të rekuperohet për transfertën e Londrës, gjithashtu do të mungojë edhe Legrotalje i skualifikuar. Akoma jashtë Kaseres dhe kështu kundër skuadrës së Hodgsonit duket se do të shihet në fushë një dyshe e re qëndërmbrojtësish për bardhezinjtë që do të formohet nga Zebina dhe Kanavaro. Në rrezik edhe Markizio, i cili ka një problem në shpinë, ndërsa lajmi i vetëm i mirë ka ardhur nga Amauri, që është rikthyer të stërvitet pas dëmtimit muskulor.

Legrotalje: Pse kaq shumë dëmtime?


Nikola Legrotalje, i dëmtuar gjatë ndeshjes kundër Sienës, ka pyetur veten në lidhje me dëmtimet e vazhdueshme në shtëpinë e Juventusit. “U bënë tre vite që kemi shumë probleme me dëmtimet. Kur një skuadër si Juventusi, që ka një organikë prej 25-26 lojtarësh, është vazhdimisht e kushtëzuar nga problemet fizike, është e nevojshme që të gjehet shkaku i kësaj situate. Për momentin janë vetëm hipoteza, por klubi është vënë në lëvizje për të gjetur shkakun”, ka thënë Legrotalje.

Blanc : Melo 100 % qendron


Presidenti i Juves , franvezi Jean Claud Blanc ka deklaruar sot se Felipe Melo qendron ne Juventus 100 % , por Blanc nuk ka komentuar rreth te ardhmes se Merkatos .

Blanc : Po , Po , Melo qendron ne Juventus , por nuk dua te japi me shume komente sa i perket merkatos , tani jemi fokusuar qe te mbyllim kete sezone ne menyren sa me te mire ,dhe te japim kualitet ne cdo ndeshje .

Chelsea Inter ??? Norma qe beja tifo per Interin ashtu si gjith Italia , ishte e rendesishme nje fitore e tyre per te mbajtur sa me lart futbollin italian
.

Storgato : Mos e bleni Caceresi-n , jane shume 12 M € per te


Ish lojtari i Juves Massimo Stargota ne nje interviste te dhene per Quartarete Tv ka deklaruar :

Stargota : " Une kam thene do jam i atij mendimi se Caceres nuk eshte per Juventus , ai eshte nje lojtari i mirre , i rri , i talentuar , me persepktive por nuk eshte ai lojtari i duhur i Juves ne ate pozicion. Dhe 12 Milion € per Caceres jane shume . Juves i duhet nje lojtar qe do ishte me konkretizues " mbyll Storgato
.