Sunday, March 21, 2010

Melo dhe Zebina në shënjestër të tifozëve



Juventusi reagon ndaj Felipe Melos e Zebinasë, të cilët iu përgjigjën keq protestës së tifozëve. “Në fund të stërvitjes së djeshme, presidenti Blank dhe Betega thirrën disa lojtarë për t’u sqaruar që në të ardhmen të mos ndodhin më episode të tilla, si ato që u verifikuan në fund të ndeshjeve të fundit, - lexohej në adresën e Juves në internet. - Zemërimi për një rezultat shumë zhgënjyes nuk justifikon sjellje që ushqejnë tensione të kota”.

Emta në fakt nuk citohen, por bëhet fjalë për Felipe Melon dhe Zebinanë, i pati kundër Sienës dhe tjetri në transfertën e Ligës Europiane në Londër kundër Fulhemit. “Këto sjellje krijojnë edhe një dëm ndaj klubit. ZSkuadra duhet të rigjejë bashkimin e plotë në fushë dhe të shijojë mbështetjen e tifozëve të vet”.


Juventusi kërkon mbrojtësin Vargas


Juventusi, në sezonin e ardhshëm do të kthehet protagonist në Itali dhe në Europë dhe për ta bërë këtë është gati të investojë shumë në merkaton e ardhshme. Emri i parë në listën e Sekos është ai i Horge Vargasit, për blerjen e të cilit bardhezinjtë duken të favorizuar.

Mbrojtësi i krahut i Fiorentinës, përveç se nga skuadra e Blank, vlerësohet shumë edhe nga klube të tjerë të rëndësishëm të Europës si Interi, Reali i Madridit dhe Mançester Siti, dhe ka pak mundësi që të qëndrojë tek Fiorentina edhe në sezonin e ardhshëm. Klubi vjollcë, nëse Vargas do të largohet, për një shifër jo më të vogël se 20 milionë euro, ka vënë në shënjestër mbrojtësin e majtë të Kievos Mantovanin dhe argjentinasin Lama për të zëvendësuar peruanin.

Del Piero e pranon: Një sezon katastrofë



Kapiteni bardhezi ka shprehur hidhërimin e tij pas eliminimit nga Liga e EuropësDështimi i ardhur kundër Fulhemit dhe eliminimi nga Liga e Europës rrezikon të ketë pasoja të ndjeshme në shtëpinë e Juventusit. Skuadra duket e dërrmuar në aspektin fizik dhe psikologjik dhe për më shumë tani shtohen edhe fërkimet midis tifozëve dhe disa lojtarëve si Zebina, Melo e Kanavaro. Del Piero është shprehur i shqetësuar: “Do të jetë e vështirë ta harrojmë këtë humbje, është një sezon zhgënjyes. Kjo situatë më kujton vitin kur Lipi ka dhënë dorëheqjen, - ka thënë kapiteni bardhezi. - Këto janë dy momentet më të vështira të karrierës time tek Juventusi”.

Del Piero, që kundër Fulhemit ka luajtur vetëm në minutat e fundit të takimit, kur dëmi ishte bërë, ka mbrojtur grupin, por nuk ia ka kursyer kritikat skuadrës (për rrjedhojë edhe vetes), dhe i ka lëshuar disa mesazhe jo shumë të buta trajnerit dhe drejtuesve të klubit: “Eshtë shumë e çuditshme për mua të komentoj një eliminim të tillë, por tani duhet të përqendrohemi tek Sampdoria.

E di që nuk ka kuptim ta them pas një humbje si kjo, por objektivi që na mbetet është vendi i katërt, dhe duhet ta arrijmë në një sezon ku gjithçka po shkon kundra nesh. Edhe për shkaqe të jashtme, edhe pse nuk dua të gjej justifikime, por kemi shumë të dëmtuar, që janë shkaku i jashtëm më i rëndë teksa këtu nuk hyn të qenit fatkeq”.

Ndoshta, Del Piero mund ta kishte thënë fjalën e tij në fushë, me një goditje nga ato të tijat dhe jo në dhomat e zhveshjes, në mes të ciklonit: “Prisja të luaja që nga minuta e parë, - ka thënë ai. - Në prag të këtij takimi kam thënë se çdo rast është i mirë për të fituar pikë për Botërorin. Por nuk kam luajtur, kështu që… Zakeroni ka thënë se unë nuk mund të zhvilloj tri ndeshje në javë? Nuk është ky problemi. Megjithatë unë, si të gjithë, duhet të pranoj vendimet e teknikut. Trajnerit i kam bërë të ditur se do të jem gjithmonë në dispozicionin e tij”.

Felipe Melo: Nuk e di se çfarë kërkojnë më shumë fansat nga unë


Mesfushori i Juventusit ka lancuar një deklaratë interesante duke thënë se ai nuk e di se çfarë kërkojnë fansat më shumë nga ai.

“ Kam përfunduar, kam dhënë gjithçka që kanë kërkuar fansat,”deklaroi ai për
Tuttosport. “Çfarë kërkojnë fansat nga unë?”

Braziliani ka dështuar të kthehet në formën që e kishte në Fiorentina. Juventusi verën e kaluar pagoi 25 milionë € për transferimin e tij dhe eliminimi i Zonjës së Vjetër ka nervozuar fansat.

“E di se është koha kur unë nuk duhet të flas , por pas eliminimit nga Fulham askush nuk duhet të flas për mua”, vazhdoi ai.

“Ata duhet të marrin mësim nga tifozët e Fulhamit. Ata ishin në disavantazh, por e përkrahën ekipin e tyre. Mjerisht deshën rikthimin dhe së bashku ata fituan”.

“Erdha për të fituar Scudetton dhe të marr pjesë në Champions League, tani mbetet vetëm vendi i katërt, por do e bëj pjesën time”.

Thursday, March 18, 2010

Galliani mbështet Interin dhe Juventusin në Evropë


Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se po mbështet skuadrat italiane që janë ende në garë në Evropë, Interin në Ligën e Kampionëve, dhe Juventusin në Europa League.Galliani është duke mbështetur dy rivalët e përbetuar për shkak të koeficientit mes Italisë dhe Gjermanisë në UEFA. Në rast se Interi do të eliminohej nga Chelsea, atëherë Gjermania do të fitonte vendin e katërt për në Ligën e Kampionëve, kurse Italia do të kishte vetëm tre skuadra që do të garonin në sezonin e ardhshëm.“Jam i lumtur për Interin. Tani do ta mbështes Juventusin që të kualifikohet dhe ta mbajë koeficientin më të mirë se Gjermania”, ka thënë Galliani për Sky Sports Italia.Milani u turpërua në Ligën e Kampionëve javë më parë nga Manchester United në Old Trafford, me ç’rast rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve ishte 7-2 në favor të kampionit të Anglisë.

Zaccheroni mbetet te Juve edhe pas këtij sezoni!


Torino, 18 mars – Edhe pse angazhimi i Alberto Zaccheronit në bankinën e Juventusit nga dita e parë ishte trajtuar si zgjidhje e përkohshme, duket se trajneri në “zonjën e vjetër” mund të qëndrojë edhe pas kësaj sezone. Këtë e ka pohuar “La Gazzetta dello Sport” ku theksohet se strategu 57 vjeçar e ka impresionuar udhëheqësin e klubit pasi në 10 ndeshje të zhvilluara, skuadra e tij ka pësuar vetëm një humbje. Presidenti i klubit Jean-Claude Blanc dhe drejtorët janë takuar me Zaccheronin, kurse temë e bisedimeve ka qenë mundësia për zgjatjen e kontratës së bashkëpunimit edhe për një vit. Zaccheroni në kreun e Juves kishte ardhur pas largimit të Ciro Ferrarës në fund të janarit.

Zaccheroni: Interi ruan futbollin italian


Trajneri i Juventusit, Alberto Zaccheroni, ka lavdëruar Interin pas fitores ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.
“Ishte një fitore e madhe për futbollin italian, jo vetëm sepse kjo e çon Serie A në tetëshen e fundit dhe e mban sportin tonë në nivel ndërkombëtar, por po ashtu me mënyrën se si e ka arritur”, ka thënë Zaccheroni.
Juventusi sonte do të udhëtojë në fushë të Fulham në kuadër të Europa League duke pasur avantazh 3-1 nga ndeshja e parë.